Kjo është koha më e mirë për të ngrënë darkë

Ngrënia e darkës pas orës 6 pasdite, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Ata studiuan 112 gra, me një moshë mesatare 33 vjeç. Ata morën parasysh faktorë të tillë si pirja e duhanit, aktiviteti fizik, çfarë hanin dhe presioni i tyre i gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

“Kur hamë është po aq e rëndësishme sa çfarë dhe sa hamë”, tha Nour Markarem, kreu i hulumtimit në Universitetin e Columbia. Sa më vonë të hamë (pas orës 6 pasdite), aq më i madh është rreziku i stresit, rregullimi i dobët i sheqerit dhe një indeks më i lartë i masës trupore.

Strategjia për darkën ideale

Përveç orarit, është shumë e rëndësishme t’i kushtoni më shumë vëmendje sa kalori konsumoni. “Trupi juaj nuk është krijuar për të ngrënë shumë gjatë natës. Krijon një problem në metabolizmin tuaj dhe predispozon trupin tuaj ndaj sëmundjeve të zemrës”.

Strategjia ideale, sipas udhëheqësit të studimit, është të merrni më shumë kalori në fillim të ditës dhe të hani një darkë shumë të lehtë. Kështu do të ruani shëndetin tuaj./albeu.com


Shtuar 11.07.2021 19:44

Tags: ,