Paralizimi i rrugës Librazhd-Qafë Thanë, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit, ka nisur hetim në lidhje me masakrën e regjistruar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, i cili është paralizuar prej ditës së djeshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se hetimet janë nisur për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera si dhe shkatërrim i rrugës.

Sipas informacioneve, hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore si dhe linjat elektrike.

Sipas informacioneve, dyshimet bien mbi firmën që po kryen zgjerimin e Korridorit VIII, ku u regjistruan dhe shembje masive në zonën e Dragostunjës.

Prokuroria gjithashtu thuhet se do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në lumin Shkumbin dhe zbatimin e saj, nga fadromat e kompanisë ANK dhe 2T.


Shtuar 22.02.2026 12:00