Këtë mbrëmje është krijuar radhë e gjatë kilometrike në aksin Maliq-Gramsh, në drejtimin nga Korça drejt Tiranës.
Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, dhjetëra automjete shihen të bllokuara në trafik, duke lëvizur me shpejtësi shumë të ulët.
Ky aks ishte sugjeruar si rrugë alternative pas shembjes së segmentit Librazhd–Pogradec.
Ndërkohë, më herët në aksin Maliq–Gramsh u raportua për tre trajlera të bllokuara, edhe pse njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar ishte i vlefshëm vetëm për mjetet e vogla.
