Labinot Rexha ofendon rëndë Leonora Jakupin, i referohet me mbiemrin “Jakupeski”

Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk po gjen qetësi as pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pasi së fundmi ka shpërthyer me akuza të forta në rrjetet sociale ndaj banorëve, ish-banorëve dhe produksionit të spektaklit.

Ai nuk i kurseu as opinionistet e këtij edicioni, duke përfshirë edhe aktoren Olta Gixhari dhe këngëtaren Leonora Jakupi.

Të lidhura

None found

Situata mori përmasa më të mëdha kur Labi publikoi një postim ku kritikonte ashpër qasjen e Leonorës ndaj banorëve. Në shkrimin e tij, ai përdori një term ofendues duke iu referuar asaj si “Leonora Jakupeski”, gjë që u konsiderua nga ndjekësit si fyerje e rëndë dhe e papranueshme.

Reagimet nuk vonuan të shpërthenin në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan ashpër për gjuhën e përdorur dhe tonin e ashpër. Përballë valës së komenteve negative dhe presionit publik, këngëtari e fshiu postimin brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë, edhe pse statusi u hoq, deklarata e tij tashmë kishte bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar debat të gjerë mes fansave të spektaklit dhe publikut online, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të marrë reagime të tjera nga personat e përfshirë.


Shtuar 17.02.2026 19:43