VIDEO/ Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine

Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Krehja e shtratit të lumit po kryhet nga të dyja anët, në një terren të vështirë dhe me rrjedhë të fortë uji.

Vëllai i tij thotë se u bënë 40 orë nga zhdukja e tij dhe ka treguar detaje nga jeta e Yllit.

“Jetonte vetëm, ai ishte i ndarë. Shtëpinë e ka në Tiranë, por pas ndarjes jetonte me prindërit në Peshtan. Shkonte çdo ditë me bagëti dhe atë ditë është parë edhe nga banorë të zonës.

Pas ndarjes ai abuzonte me alkoolin dhe dyshohet se i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në lumë pasi dhe vendi ku mendohet se ka ndodhur është i rrezikshëm.

Gjatë kërkimeve janë gjetur në bregun e lumit një kërrabë dhe një velenxë që dyshohet se i përkasin bariut.

Familjarët vijojnë apelin për ndihmë dhe kërkojnë që kushdo që mund të ketë informacion, sado të vogël, të kontaktojë autoritetet për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të tij.


Shtuar 6.02.2026 18:47