Pagoi për të vrarë një të ri/ Dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla, si ndodhi atentati i tre viteve më parë

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi vrasjen e të riut, Marius Hasalla.

Atentati i dështuar në atë kohë çoi në plagosjen e hallës së të riut, shtetases Bajame Seneja, 60-vjeçe.

34-vjeçari Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas në Lushnjë akuzohet për “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.

Njoftimi:

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

Laert Hasalla 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit Marius Hasalla.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja Bajame Seneja, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin Marius Hasalla.


Shtuar 3.02.2026 10:05