Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën

Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi dheu dhe gurës.

Ata shprehen të revoltuar, teksa rruga mbetet ende e bllokuar.

“Kemi një orë e gjysmë që presim. Vijmë nga Tirana, po shkojmë për Maqedoni. S’na kanë dhënë asnjë informacion, nuk e dimë çdo bëhet. Ishalla po hapet rruga të ikim në familjen tonë”.

“Pesë orë kemi që presim, jemi të sëmurë. Askush nuk na ka informuar. Jemi të sëmurë dhe po presim, ç’të bëjmë”.

“100 metra larg isha kur u shemb mali. Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën”,-shprehen disa prej tyre.


Shtuar 1.02.2026 14:52