Kapiteneria e Portit Vlorë ndalon lundrimin për anijet e vogla. Kjo njoftim ka ardhur si pasojë e moti të keq, që pritet të përkeqësohet gjatë këture ditëve brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftimi i Kapitenerisë së Portit Vlorë:
Përshëndetje,
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 28-29.01.2026
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 28-29.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri në 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se :
1.KAPITENERIA E PORTIT VLORE KA NDALUAR PAJISJEN ME LEJE-NISJE TË MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS DHE NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 datë 28.01.2026 deri në datë 29.01.2026 në orën 06:00.
2.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
4.PËRMIRËSIMI I SITUATËS HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUAR TË PARASHIKUAR PËR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT DO TË JETË MBAS ORËS 06:00 TË DATËS 29.01.2026.
