Autobusi ra në përrua në Gramsh, dyshohet për një viktimë e disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gramsh, mesditën e sotme ku një autobus ka rënë në një përrua.

Burimet bëjnë me dije se një  person raportohet të ketë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin e frikshëm që ka ndodhur në Gramsh.

Aksidenti ka ndodhur në  afërsi të fshatit Bregas.

Viktima është  një  i ri nga fshatrat e Skraparit, vetëm 25 vjeç.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur policia, zjarrfikësja dhe ambulanca. Policia nuk ka ende informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë. /albeu.com/

 


Shtuar 10.07.2021 15:09