Aksidenti i frikshëm në Gramsh: 35 pasagjerë përfunduan në përrua, vdes 30-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gramsh mesditën e sotme. Një autobus ka përfunduar në përrua, bashkë me pasagjerët ku ka ndërruar jetën edhe një shtetas.

Mësohet se nga ky aksidenti ka humbur jetën një 30-vjeçar nga fshatrat e Skraparit dhe janë plagosur 9 prej pasagjerëvë.

9 personat e plagosur janë nisur me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar më shumë mbi aksidentin e rëndë.

Sipas bluve, mjeti drejtohej nga shtetasi A.Xh., banues në Gramsh.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit. /albeu.com/

 

Shtuar 10.07.2021 15:24