Në qendër të hetimeve janë tre persona:

Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.

Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.

BalkanWeb ka zbardhur emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet.

Në këtë grup ishin të përfshirë:

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.