Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha mbajti sot një bashkëbisedim me qytetarët në njësinë nr.2 Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit një qytetar i tha Berishës se ka ardhur koha të ndalojnë denoncimet lart e poshtë sepse sipas tij tashmë dihet mirë se kush janë hajdutërit dhe kërkoi ndryshim konkret nga PD për të fituar elektoratin që nuk e voton.
“Që PD të fitojë mbështetjen e popullit ka vetëm një ka vetëm disa rrugë të qarta. Kam dëgjuar disa foltore doktor dhe nuk më kanë pëlqyer sepse nuk duhet të vendosim gishtin te Rama apo Balluku, por të tregojmë se çfarë do bëjmë ndryshe sepse kështu i mbushet mendja asaj pjesës tjetër që nuk na voton. Janë hajdutër mjafton një herë t’ua themi një herë. Na mungon uji, energjia, ilaçet etj., por kemi 30 vite që i dëgjojmë, kur kemi dalë në 90’ kishim shumë shpresa, dhe këto shpresa i përdhosi si PD, PS dhe i gjithë rangu politik. Asnjë nuk punon për interes kombëtar, por për të pasuaruar veten dhe të gjitha ithtarët që i rrinë pas. Më falni për kritikën, por dua të jem i sinqertë sot”, tha qytetari
Më tej ai i tha kryedemokratit se nëse vjen në pushtet duhet të kontrollojë pasurinë e të gjithë politikanëve shqiptar dhe t’iu ngrihen asete që kanë vjedhur nga populli.
“Unë kërkoj që pas ardhjes së saj në pushtet nëse ndodh, PD të kërkojë shqyrtimin e pasurisë së politikanëve nga cila anë të jetë sepse vetëm kështu krijojmë besim te populli, ku prospetriteti të jetë mes nesh. Sot nuk mund të tregoni sot nga PS, është e saktë kjo që bëni, por nuk keni aftësi juridike të denonconi sepse i gjithë sistemi gjyqësor është i kapur, është e kotë, ju denonconi lart e poshtë gjëra që dihen qartë, nëse prokuroria nuk punon ndaj atyre që shkelin ligjin, por merret se i kujt partie është, s’ka vlerë. Për të gjitha këta që denonconi ju është shume e thjeshtë, kur të vini në pushtet, bëhet një ligj për të analizuar nga kanë ardhur këto para, të ngrihen dhe t’iu kthehen atyre që iu janë marrë, premtojani popullit këtë. Ka nevojë populli për qaje serioze ndoshta s’do keni sukses”, u shpreh demokrati.
