Dy golat e shënuar nga Kilian Mbape në pjesën e parë të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij, Monako, kanë bërë që sulmuesi francez të hyjë në librat e rekordeve të Ligës së Kampioneve sa i përket fazës në grupe.
Pas vetëm 6 ndeshjesh të luajtura nga ai në këtë edicion, pasi ka munguar në atë të javës të pestë, francezi arriti kuotën e 11 golave në edicion, duke kaluar shifrën 10 që kishte mbajtur në 6 ndeshje Mesi, Levandovski dhe Haller.
Kësisoj, ai barazoi Ronaldon i cili mban rekordin për fazën në grupe, me 11 gola të realizuar në 6 ndeshjet në edicionin 2015-2016.
Në ndeshjen e fundit, Mbape gjithsesi do të ketë mundësinë që të vendosë një rekord të ri për fazën në grupe të turneut, ndonëse me një ndeshje me shumë të luajtur se Ronaldo.
