Një banesë në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në njësinë Administrative Tregan, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Zjarri ka shkrumbuar banesën pothuajse plotësisht. Mësohet se shtëpia i përket shtetasit Arif Paeshti.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri mendohet të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike dhe përhapja e tij u favorizua nga era e fortë.
Mjetet zjarrfikëse të Bashkisë Elbasan ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth.
Tashmë, katër anëtarët e familjes mbetën në qiell të hapur në temperaturat e ulëta, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
