U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja

Këtë të hënë, del para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Ndërkohë, masa do të jepet edhe për mjeken Ylvete Sema, 65-vjeçe, ndaj të cilës Gjykata vendosi arrest shtëpie.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës, për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.