Gjyqtari më i pasur në botë, Kuipers vendos drejtësi në finalen e Euro 2020, 13.4 milionë euro pasuri (FOTO LAJM)

Bjord Kuipers do të jetë holandezi i parë që gjykon finalen e Kampionatit Europian e cila do të zhvillohet të dielën në “Wembley”.

Kuipers është një gjyqtar 48-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 13.4 milionë euro dhe do të vendosë drejtësi në përballjen mes Italisë dhe Anglisë.

Ai thuhet se i bëri paratë duke filluar zinxhirin e supermarketeve Jumbo Kuipers, i cili është një sponsor i shoferit të Formula 1, Max Verstappen.

Holandezi filloi të gjykojë ndeshje ndërkombëtare në vitin 2006, dhe para kësaj finale ai gjykoi dy finale të Ligës së Evropës dhe një finale të Ligës së Kampionëve.

48-vjeçari gjithashtu ishte pjesë e ekipit të arbitrimit në Kampionatet Evropiane 2012 dhe 2016 dhe dy Kupat e fundit të Botës.

Përveç ndihmësve të tij standardë, gjyqtari i katërt do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande dhe gjyqtari i VAR-it, gjermani Bastian Dankert.


Shtuar 9.07.2021 20:57