Vjosa del nga shtrati, urdhër evakuimi për banorët në Fier

Këtë të enjte, Emergjencat Civile, në një njoftim zyrtar, kanë bërë me dije se lumi Vjosa ka dale nga shtrati, duke theksuar se duhet të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
Planit Kombëtar të Emergjencave Civile

Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë *FIER*

Njësisë Administrative *FERRAS*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)

Prefektin e Qarkut përkatës

Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë, është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

Fëmijët

Të moshuarit

Personat me aftësi të kufizuara

Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

Mjetet e Bashkisë

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)

Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

Policinë e Shtetit

Njësitë e kujdesit shëndetësor

Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm

Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore

Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.


Shtuar 8.01.2026 12:36