Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet

Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe personave të tjerë të akuzuar për skandalin e tenderave në këtë sektor.

Çdo qytetar që tenton të lgoohet në e-albania, merr një mesazh gabimi nga platforma dhe nuk arrin ta përdorë atë.

“e premte, 26 dhjetor 2025
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
2025-12-26 07:12:21Z
Telemetry operation ID: 430a95f8890a8a7b-44cf533d4814fd56”, eshte mesazhi qe shfaqet.

Platforma të fton që të mbyllësh programin për ta hapur sërish, por edhe nëse e bën, serish shfaqet i njëjti mesazh dhe përsëritet i njëjti cikël me një përfundim: pamundësi për aksesimin e platformës.

Pas një përfolje të gjatë mediatike dhe me denoncime për fondet e shumta të dhëna nga buxheti i shtetit në këtë sektor, pas sulmeve kibernetike të përsëritura që dëshmuan mungesën totale të sigurisë së platformave qeveritare, ky është një tjetër rast i papërgjegjshmërisë në këtë sektor.

Hetimi i SPAK, konfirmoi denoncimet për rrjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit në xhepat e zyrtarëve dhe biznesmenëve abuzues në një kohë që qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimin minimal nga platforma në fjalë.


Shtuar 26.12.2025 08:50