Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të ndalte serinë prej 7 humbjesh, e sidomos për vetë sulmuesin shqiptar.

Ai i dha fund një thatësie të gjatë para portës në Premier Ligë dhe tashmë mund të jetë më i qetë në kërkimin e kësaj vazhdimësie.

Ky realizim, përtej të tjerave, ka treguar se Broja njeh portën kundërshtare, ndaj në mediat britanike, parashikohet që ai të ketë në vijim rolin e titullarit në radhët e Bërnlit dhe jo ta nisë nga stoli si në ndeshjen e fundit.

Broja projektohet të jetë titullar në duelin kundër Evertonit këtë të shtunë, me Bërnlin që është në kërkim të tre pikëve në shtëpi për të ngjallur edhe një herë shanset e tij për mbijetesën.

Fakti që futbollisti shqiptar ka qenë në edicionin e kaluar pjesë e Evertonit në huazim, favorizon sulmuesin pasi njeh lojën e ekipit të Devid Mojes, teksa pritet që ai të shfrytëzojë më së miri njohuritë për pikat e dobëta që ka kundërshtari.


Shtuar 25.12.2025 13:19