Përplasja në PD, Hoti e Himçi i kthehen Salianjit: Firmosëm emrin e Shabanit se na e kërkove ti … Po bën lojë me Sara Milen

Debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vijon punimet me dyer të mbyllura prej orës 14:00.

Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.

Të lidhura

None found

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes demokratëve.

Deputetët Blend Himçi dhe Elda Hoti ja thonë në sy Salianjit: “Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nderë që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmavr ishte gabim”.

Madje deputetët kane informuar Kryesinë se ish-deputeti Salianji përmes Suel Çelës dhe Sara Miles po tenton të organizojë takim në Elbasan, duke e shitur si takim me demokratë./ OraNews


Shtuar 13.12.2025 18:40

Tags: ,