Mesditën e sotme, një aksident është regjistruar në Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Siç shihet edhe nga pamjet, njëra nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë, ku dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për mjekim.
Sipas policisë dhe grupit hetimor, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të të aksidentit.
