“A u rehatove babë, krytë a e mbështete në tokë?”, letra prekëse për Kadri Veselin pasi humbi të atin

Ish-kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Merita Makolli, ia ka kushtuar një shkrim Kadri Veselit, ish-kryetarit të kësaj partie i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale pas humbjes së bababit.

Ajo ka shkruar për situatën në të cilën ndodhet Veseli se dhe ish-komandanti i UÇK-së nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fazli Veselit.

“A u rehatove Babë? Krytë a e mbështete në tokë, a u mbulove mirë ? Flej tash, pusho, s’të lëndon më asgjë. Së paku atje tani je i mbrojtur nga dhimbja, pritja, dëshpërimi, malli, përndjekja, akuza, gjykimi…”

“Me H, J, R, N, H, M… nejtëm deri tash. U mërzitën fort edhe ata… Drejtë me të thëne mezi prita me hi në dhomën tem, me u shtri e me fol shlirë me ty. Po më dhimet nana ma së shumti, se e di që ajo e ban gajlen tem… Bahet marak mos po mërzitna shumë, e po më doket pe nij tu thanë ‘ eh djali jem, na ja bojmë diqysh këtu, po mjera unë, ti atje, qysh t’ ra kjo mërzi…;”, ka shkruar Makolli në postimin e saj në Facebook ku e ka publikuar shkrimin.


Shtuar 8.07.2021 15:59