Nuk është ende zyrtare, Verrati konfirmon super blerjen e radhës të PSG-së

Marco Verrati e ka konfirmuar që Donnarumma do të jetë portier i ri i PSG-së.

Mesfushori italian ka thënë se është i lumtur për marrëveshjen e arritur, duke konfirmuar gjithçka rreth të ardhmes të portierit finalist në Kampionatin Evropian.

 

 

“Jam shumë i lumtur që Gigi do të jetë shok skuadre me ma. Ai do të na ndihmojë shumë te PSG. Donnarumma e meriton të jetë në skuadrë tonë, skuadër e cila çdo vit lufton për trofeun e Champions League” ka thënë Verrati.

Raportohet se ish-portieri i Milanit do të prezantohet menjëherë pas finales të së dielës në Euro 2020.


Shtuar 8.07.2021 15:58