Ervin Salianji mbajti takim sot me demokratët në Durrës, ku të pranishëm përveç strukturave ishin dhe kandidatë të PD-së, më 11 maj, që u votuan masivisht në zonat e tyre, por nuk mundën të ishin pjesë e parlamentit.
Sipas tij, PD nuk është në nivelin e pritshmërive të shqiptarëve, pasi duhet të garantonte ndryshimin dhe largimin e qeverisjes së inkriminuar dhe të korruptuar.
Salianji shtoi se me një skandal si 50 mln euroshi i vjedhjes në Tunelin e Llogarasë nga Belinda Balluku, PD duhet të vërshonte në shesh për të përmbysur qeverinë ashtu si në Rumani apo Bullgari.
Së fundmi Salianji, ftoi të gjithë demokratët dhe shqiptarët të bashkohen për largimin e Edi Ramës.
Ervin Salianji: Një moment i rëndësishëm për PD ku çdo fjalë ka peshë, ku çdo diskutim krijon një valë të rëndësishme për PD.
Jemi këtu se demokratët janë duke thirru thirrjet e tyre nuk duhen zbukuruar relativizuar dhe injoruar. Janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e çdo politikani të PD. personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjigja duhet të jetë e qartë. PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që po presim. Takimi i parë që po zhvillojmë me demokratët, kjo energji e pashtershëm e PD por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili iu di. Shqipëria nuk po qeveriset, por po plaçkitet, po shpopullohet, po plaket. Tenderët ndahen si plaçkë luftë.
Distancë për ti pasur njerëzit të dobët dhe të varur. Krimi vendos gjithçka dhe Durrësi simbol i krimit të organizuar. E keni parë si porti i Durrësit është kthyer në han pa porta për drogën e gjithë dynjasë. Se si Edi Rama e ka lënë në dorë klanit të Troplinëve portin. U dha për 2 lekë, ndërkohë që duhej të jepej për të përfituar qytetarët e Durrësit.
Sot të flasim edhe për ne. Pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha. Do të na urrejë çdo demokrat nëse nuk përgjigjemi. Edi Rama dhe PS i kanë goditur zgjedhjet. Kanë patronazhim kapilar të çdo qendre votimi. Edi Rama përdor mjetet të ndyra në politikë, e ka prishur procesin politik në Shqipëri. Zgjedhjet janë si një luftë mes ndërvarësish për bukën e gojës dhe përdorimit të krimit. Duhet ta themi hapur një tjetëeir shkak është paaftësia e opozitës, e PD si forca më e madhe opozitare në vend. Për ti nxjerrë shqiptarët në kutitë e votimit. Zgjedhjet e pjesshme janë një sinjal. Nuk nxorëm dot më shumë se 2500 votues në votim. Më bëri të reflektoj që duhet të dëgjojmë demokratët pse demokratët nuk dalin të votojnë në Vlorë. Pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë. Nuk mund të mbyllim as sytë dhe veshët. Kur një superskandal për 50 mln si ai i zv.kryeministres Belinda Balluku njerëzit nuk vërshuan në shesh të përmbysin qeverinë si në Rumani, Bullgari dhe çdo vend tjetër. PD përsëri nuk po rritet. A duhet të ishim në revoltë dhe të kuptojmë posë qytetarë nuk po na ndjekin në këtë revoltë. Humbjet apo vjedhjet na kanë ulur kokën, e di zhgënjimin harresën. I di problemet me lista të mbyllura. Aleatët pa peshë, mosdhënien e llogarisë, mos takimet edhe tani pas 7 muajsh dhe mosmbajtjen e asnjë lloj llogarie. Demokratët janë lodhur, nuk duhet të kemi frikë. Dhe për mua është plaga jonë më e madhe. çdo drejtues duhet ta shohë siç është.
PD është një vokacion, mbetet një fuqi politike e jashtëzakonshme, por duhet të hapet, të ripërtërihet. Freskia sjell shpresë. Zëri i ri i bashkon njerëzit. Duhet të kemi edhe një analizë të fitores në disa bashki ku kemi fituar.
Shqipëria ka nevojë për ne, për një PD të hapur. Që bashkëpunon me të gjitha forcat opozitare pa dallim. PD është institucioni i ndryshimit për shqiptarët. Ne e kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri. Fitorja është një përgjegjësi historike, është detyrim që i kemi shqiptarëve, detyrim që i kemi demokratëve. Do e mundim Edi Ramën. Ky është zotimi në çdo lagje, në çdo fshat.
PD duhet të hapet. Të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve.
Kam një thirrje për gjithë demokratët, bashkohuni me ne. Ne do e mundim Edi Ramën dhe do sjellim ndryshimin.

