Aksident i rëndë në Maliq-Lozhan, makina përplas për vdekje një këmbësor

Një aksident me pasojë tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Maliq-Lozhan. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.


Shtuar 2.12.2025 18:39