Pak minuta pas mesnate, një aksident rrugor ka ndodhur në daljen jugore të Lushnjes, ku një automjet tip Audi është përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrethrrotullimin e Savrës.
Mësohet se mjeti drejtohej nga Aleksandro Braholli, i cili ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e goditjes.
Sipas informacionit nga policia, dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe ka vijuar drejt, duke u përplasur me shtyllën.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjet.
