Nga Arbër Hoxha te Ernest Muçi, katër legjionarë “pushtojnë” formacionet e javës (FOTO)

Nga Arbër Hoxha, te Juljan Shehu e Mehmeti, për ta mbyllur me Ernest Muçin, pa diskutim kjo ishte një nga fundjavat më të bukura për futbollistët shqiptar të shpërndarë kudo në botë.

Të katër lojtarët e sipërpërmendur, jo vetëm që shënuan, pasi lista do të ishte edhe më e gjatë, por katër prej tyre u vlerësuan edhe në formacionin më të mirë të javës sipas “SofaScore”.

 

 

Me “dopjetën” e tij, Hoxha edhe një herë u bë pjesë në formacionin më të vlerësuar në Kroaci, ndërsa me një notë fantastike u vlerësua edhe Juljan Shehu, me mesfushorin kuqezi që i lëshoi një mesazh në distancë polakëve, rivalëve tanë në fazën gjysmëfinale të “play-off”.

 

 

Notën më të lartë këtë fundjave e mori Ernest Muçi, ku me dygolëshin e tij i dha jo vetëm 3 pikët Trabzonspor, por siguroi edhe një vend në formacionin më të mirë në Turqi.

Muçi u vlerësua me notën 9, po aq sa edhe ish sulmuesi i Real Madrid, Asensio.


Shtuar 25.11.2025 10:41