ALARMI në Vjosë! Niveli arrin 8.3 metra, rrezik për përmbytje të tokave dhe banesave

Prurjet në lumin Vjosa vijojnë me intensitet të lartë, duke sjellë situatë të tensionuar në zonat përreth.

Shkalla matëse e urës së vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, duke treguar se niveli i ujit ka arritur 8.3 metra.

Rreziku kryesor qëndron tek përmbytja e tokave bujqësore, banesave dhe njësive të biznesit.

Uji po afrohet gjithashtu tek ura e vjetër e Mifolit, duke e futur atë në pikën kritike dhe duke rritur mundësinë e daljes nga shtrati nëse prurjet vazhdojnë me këtë ritëm.


Shtuar 21.11.2025 22:05

Tags: ,