Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë dhe BP mbron BE-në! Një Evropë e ndarë përçahet lehtë…

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë fjalës së tij të çeljes së Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit të Europës në Tiranë, se Një Europë e ndarë është më lehtë për t’u përçarë dhe e bashkuar ajo bëhet e pamposhtur.

Ai këmbënguli në diskursin e tij se Shqipëria dhe Ballkani perëndimor i sjellin paqe dhe bashkim Unionit, pasi nuk është thjesht një proces në letër, por edhe një filozofi historike, pavarësisht nëse vendet do e kenë veton apo votën.

Teksa e quajti një realitet europian në Tiranë, e pamendueshme deri pak vite më parë, ai falënderoi vendet e BE-së dhe ambasadorët për durimin e sprovuar në vitet e kaluara, ku procesi me negociatat pati edhe kundërshti. Ai tha se i kupton edhe disa vende aktualisht që ngrenë pyetjen se si do të jetë BE-ja me më shumë se 27 vende, kur edhe aktualisht nuk merren dot vesh brenda tyre.
“Ribashkimi zgjeron paqen. Në historinë e zgjerimit të BE-së, çdo zgjerim nuk ka zgjeruar veten, por paqen. Në shumë lufta e përplasje me njëra-tjetrën, ribashkimi flet për bashkimin e Evropës. Selanik 2023 ishte një angazhim, ribashkimi sjell energji e mundësi të reja. Kështu ka ndodhur me valët e para të zgjerimit dhe kështu do të jetë edhe me ribashkimin e Ballkanit perëndimor me BE-në. Sepse asnjë vend që bëhet anëtar nuk është anëtar pa shfrytëzuar të gjitha energjitë. Ribashkimi mbron Evropën nga vetja. Një Evropë e ndarë është e lehtë për t’u përçarë dhe një Evropë e bashkuar është e vështirë për t’u mposhtur. Këto janë të ilustruara me më shumë fakte”, tha kryeministri mes të tjerash para të pranishmëve, përfshi edhe të gjithë trupën diplomatike të ambasadorëve në Tiranë.


Shtuar 21.11.2025 16:33

Tags: ,