Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Jeton Jamin, ish-oficerin e Forcës së Posaçme Operacionale, i cili rezulton të jetë personi i fundit që shoqëroi Ervis Martinajn në arrati para se mbreti i kumarit të zhdukej pa gjurmë.
Lami dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, shkatërroi me tritol restorantin Perla e Detit në Kamëz, pasi donin të shtrëngonin pronarin që t`u paguante një gjobë prej 500 mijë eurosh.
Në arrest shtëpie u dërguan dhe Florin Domi, ndërsa ndaj Flogert Mëzhikës, u caktua masa e arrestit me burg.
Në kërkim vijon të jetë Ervis Lami, që konsiderohet dhe personazhi kyç në këtë çështje.
Ervis Lami, për momentin është ndër emrat më të rrezikshëm të botës së krimit, i dyshuar për atentat mafioze dhe zhdukje të disa personave.
Domi ofroi edhe garanci pasurore, prej 6 milionë lekësh të vjetra dhe në rast se shuma depozitohet do t’i ndryshojë masa e sigurisë për shkak të rrethanave familjare.
