Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 54 vjeçar në Zografou, qëlloi me thikë kalimtarët në rrugë duke plagosur 4 persona.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke, duket teksa 54-vjeçari cili ishte arratisur nga spitali Psikiatrik, sulmon njerëzit me thikë.
Ai duket teksa i afrohet pronarit të një furre buke dhe e godet atë në shpinë. Në sulm u përfshi edhe miku i pronarit, teksa po përpiqet të neutralizonte 54-vjeçarin, ai plagosi katër persona, përfshirë një 17-vjeçar dhe më pas felefonoi policinë.
“Hajdeni, unë kam goditur njerëzit me thikë dhe do të bëj vetëvrasje” i tha ai policisë. /albeu.com/