Silvinjo pranon hapur vështirësitë: Anglinë nuk e kemi referencë për në play-off, vuajtëm, por është një moment historik për Shqipërinë dhe jam i lumtur

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria shkruajti historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në “play off”-in e Botërorit.

Pas fitores minimale 0-1 me gol të Kristjan Asllanit kundër Andorrës, trajneri i Kombëtares, Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Faleminderit për pyetjen, është një moment historik jam shumë i lumtur dhe i kënaqur për shqiptarët që kemi në shtëpi e meritojnë të gjithë arritjen në “play-off”, jam shumë i lumtur. Është e vërtetë kemi vuajtur pak, na mungoi qetësia në në pjesë të ndeshjes, taktikisht pamë që Andorra ishte e vendosur ndryshe me një skemë 4-4-2, me dy sulmuesit e tyre që mbyllnin hapësirat e dy mesfushorëve tanë të cilët zakonisht Asllani dhe Shehu hapin lojën.

Dy ditë kemi bërë stërvitje duke pasur në mendje një Andorrë që luan 5-4-1, na u desh të përshtateshim në këtë aspekt me kundërshtarin. Na ka kushtuar pak edhe ky ndërrim dhe kjo ndeshje sepse kishte momente që ishim pak jashtë, Kombëtarja ishte pak e frustruar, kishim raste që humbnim topin dhe nuk mund ta qarkullonim si duhet, por që ja arritëm dhe dolëm, e jam shumë i lumtur për lojtarët e mi.

Deri më tani nuk kam menduar për kundërshtarët potencialë për “play-off”, as nuk e kam parë klasifikimin e ekipeve, tani do fillojmë të analizojmë atë pjesë, kanë qenë 2-3 ditë të vështira pune për të ekuilibruar më tepër ekipin, e kam thënë edhe më përpara që Andorra është një ekip që mbrohet mirë dhe pëson pak gola, tani do të fillojmë të mendojmë për hapat e ardhshëm.

Por është momenti që ta shijojmë këtë, do të rikthehemi në Tiranë për ndeshjen tjetër, ritheksoj që kjo Kombëtare ka pësuar vetëm një humbje ndaj Anglisë dhe kemi arritur të kualifikohemi në “play-off” një ndeshje përpara mbylljes së xhirove të kualifikueseve dhe jam shumë i lumtur për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duket që kanë një pasion shumë të madh për futbollin, duket që e ndjekin kudo, stadiumi është gjithmonë i plotë dhe besoj se e meritojnë ta shohin Kombëtaren në “play-off”.

Kemi folur kur jemi takuar në Tiranë, por edhe gjatë shortit më tha që duhet ta mendosh transfertën në Andorrë pasi është e vështirë dhe jemi munduar të bëjmë një lloj rrugëtimi për të ardhur në këtë ndeshje duke parë opsionet për të ndenjur në Barcelonë, Pablo Zabaleta pa një opsion për tu stërvitur në fushën e Espanjolit dhe arritëm të grumbullonim një grup të mirë.

Ai është një trajner që po bën mirë me ekipin, ndërkohë asistenti im Doriva i cili është një lojtar me shumë eksperiencë të mëparshme më tha gjatë kohës që luanim në Europian, që ne duhet ta mbrojmë ekipin tonë sepse jemi duke u ndeshur me ekipe si Italia, Spanja të cilat mund ti shënojnë kujtdo 3 ose 4 gola dhe i kemi parë ndeshjet e tjera të Andorrës, kanë qenë shumë afër me rezultatet, ka lojtarë të rinj që luajnë me zemër dhe mundohen që të bëjnë më të mirë në fushë dhe të vendosin në vështirësi. E kemi parë në fushë kundër Serbisë edhe kundër nesh, pavarësisht se kemi lojtarë ne edhe Serbia që luajnë në Seria A dhe kanë eksperiencë, ishte e vështirë të përballeshim me ta. Jemi të shqetësuar për disa aspekte kur topi është në fazën ofensive dhe mund të krijohet një lloj rreziku në zonën 16-she, por që jemi duke punuar në vazhdim për këtë gjë.

Në fakt futbolli ka ndryshuar shumë vitet e fundit, marrja e kartonëve të kuq në lidhje me faullet që shkaktohen, ka pasur shumë dhunë në futboll dhe duket sikur ka mbaruar ajo fazë, ne punojmë vazhdimisht me lojtarët duke iu treguar për ndërhyrjet që nuk duhet të bëjnë në mënyrë që të mos marrin kartonë të kuq më. Është përmirësuar shumë, stadiumi dhe ekipi jonë, në momentin që u kualifikuam në Europian morëm shumë komplimente edhe nga trajnerët e tjerë me të cilët jemi përballur. Pas ndeshjes me Spanjën në Europian, De La Fuente na komplimentoi dhe na tha që realisht keni bërë një punë të mirë në këtë Kombëtare, duket që ka pasur një revulocion nga ekipi.

Nuk ka lidhje fare Anglia në këtë pjesë, është një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës, së bashku me ekipet e tjera si Spanjën, Brazilin, Gjermaninë, Argjentinën. Më pëlqen shumë trajneri që ka, e studion shumë mirë kundërshtarin. Futbolli ka ndryshuar dhe tashmë analizohen në një mënyrë ndryshe ndeshjet, tashmë shikohen hapësirat dhe ku mund ta dëmtosh kundërshtarin, ka një ndërtim ndryshe të ekipit, më kujton Guardiolën kur përdorte Iniestën në skema të caktuara. Anglia nuk është referencë për ne në “play-off”, por është favorite për të fituar Botërorin”, përfundoi Silvinjo.


Shtuar 14.11.2025 11:01