FOTO/ Ledion Liço: Ja çfarë po i shkatërron sot marrëdhëniet në çift

Moderatori Ledion Liço ka ndarë në rrjetet sociale një video me mesazh të fortë, e cila trajton ndikimin psikologjik të telefonave inteligjentë në marrëdhëniet tona, duke treguar se vendosja e telefonit në tavolinë shkakton distancë me partnerin.

Ledion Liço, i cili kohët e fundit është përfolur për krizë të mundshme në marrëdhënie me Sara Hoxhën, ripostoi videon e ekspertit të marketingut, Simon Sinek, i cili flet për pushtetin e telefonit.

Sinek shpjegon se kur njerëzit paraqiten në një takim apo darkë familjare dhe e vendosin telefonin në tavolinë, kjo u dërgon një mesazh psikologjik të gjithë të pranishmëve: “Nuk je gjëja më e rëndësishme për mua tani.”

Ai thekson se as vendosja e telefonit me fytyrë poshtë nuk është më e sjellshme, pasi tundimi mbetet.

Mesazhi kryesor i Sinek ishte se, për t’i dhënë vëmendje të plotë njerëzve, duhet hequr tundimi. Ai këshillon që telefoni të vihet në “airplane mode” dhe të vendoset në çantë apo larg syve.

Më pas, Sinek listoi dy shenja që tregojnë se keni problem (varësi) me telefonin:

Ky ripostim i Liços u interpretua si një reflektim mbi rëndësinë e vëmendjes së plotë në marrëdhënie dhe jetën personale.


Shtuar 13.11.2025 12:29