Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

 

Me anë të një postimi në llogarinë personal në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Muçi Shaljanit, ndodhi në një nga zonat më të mbrojtura të shtetit, në Rinas, pranë aeroportit.

Berisha thotë se atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi.

Sipas tij, kjo “është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një”.

Postimi i kreut demokrat:

“Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Shaljanit ndodhën në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave. Atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi. Është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një”, shkruan Berisha.

 


Shtuar 13.11.2025 12:11