Myrto Uzuni shumë shpejt mund të bëjë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij dhe të përfundojë në Serinë A. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, edhe pse ka pak muaj që i është bashkuar klubit të Austin në MLS, po mendon kthimin në Europë.
Sipas mediave italiane, futbollisti shqiptar ka gjetur një klub të interesuar të sigurojë firmën e tij. Bëhet fjalë për Kaljarin në Serinë A, një klub i cili është në kërkim të një përforcimi në repartin e sulmit për pjesën e dytë të sezonit ku ka si objektiv mbijetesën.
Ideja është që ai të huazohet për pjesën e dytë të sezonit e më pas të diskutohet transferimi përfundimtar i Uzunit nga Austin. Në favor të kësaj marrëveshje është fakti që MLS është pushim deri në muajin mars dhe klubi amerikan mund të lejojë që lojtari të vazhdojë të luajë rregullisht gjatë këtyre muajve.
