Balluku e pandehur nga SPAK, Berisha zbardh detaje nga takimi i socialistëve në selinë e PS

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar pak ditë më parë në selinë e PS, ku të pranishëm ishin deputetët socialistë dhe drejtuesit e qarkut të Tiranës.

Berisha u shpreh se; kryeministri Edi Rama, e ka quajtur marrjen të pandehur të zëvendës kryeministres Belinda Balluku nga SPAK si një luftë politike që po i bëhet PS, ndërsa ka shtuar se Balluku do të jetë drejtuese e qarkut.

Sali Berisha: Jam i detyruar t’ja ndërroj emrin nga Belindë në Lubi se nuk ka njeri më të papërmbajtur se ajo.

Cili është qëndrimi i Ramës ndaj superskandaleve? Tuneli të Llogarasë, kompania që ofroi 130 mln euro iu dështoi tenderi, për ta fituar me 180 mln euro kompania turke Tunelin Lubia e ka kontraktuar siç thotë vetë me urdhër të Ramës. E vërteta është se ko i ka bërë të qartë Rmës se do ta marrë me vete nëse e lëshon.

Dua t’ju informoj për mbledhjen tiop sekret që u zhvillua në selinë e S, ku ishin deputetët dhe drejtuesit për Tiranës. Rama u ka bërë të qartë atyre se drejtuese e qarkut Tiranë do të jetë Lubi Balluku dhe se SKAP-i ka sulmuar PS dhe Ramën, sepse aty asgjë nuk qëndron.
Beteja që na bëhet është politike thotë Rama, ju vijoni punën.


Shtuar 10.11.2025 13:25