Tension në Mynih para sfidës me Leverkusenin, Bundesliga “ndizet” në fundjavë

Trajneri Vinsent Kompani dhe drejtori sportiv Kristof Frojnd folën për Leverkusen, mbretin e goditjeve të lira Alejandro Grimaldo dhe të tjera përpara ndeshjes kundër Bajer Leverkusen të shtunën.

Kompani u përkul sidomos para Grimaldos së Leverkusenit, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola pas 13 ndeshjeve të kampionatit dhe vazhdon të shënojë nga goditjet e lira.

“Thjesht po shpresojmë që të mos kemi kundër nesh goditje dënimi të rrezikshme. Kjo është e vërteta. Mund të shpjegoja gjatë në anglisht se çfarë duhet të bëjmë taktikisht, por e vërteta është se po shpresojmë që të mos bëjmë faulle të panevojshme, që të mos akordohen goditje dënimi, që ai të mos ketë një ditë të jashtëzakonshme me goditjet e lira”, tha Kompany, duke lavdëruar lojtarin. Më tej, trajneri i Bayern-it foli për një “rivalitet” me Leverkusenin.

Pas së gjithash, Bajerni nuk ka fituar ndaj tyre në gjashtë ndeshje të Bundesligës.

“Nuk jam këtu për të vendosur kush është rivali më i fortë. Rivaliteti ekziston ende. Nuk duhet ta nënvlerësojmë”.

I pyetur nëse Luis Diaz ka nevojë për pushim, ai u shpreh:Kemi avantazhin që ai është mësuar me intensitetin maksimal; e ka përjetuar shumë herë në karrierë. Duket i freskët dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë që ka nevojë për pushim. Por është njeri gjithsesi. Në moshën 27- vjeçare, Luço është në moshën e duhur për ta përballuar këtë. Aktualisht duket sikur ai do të donte të luante edhe më shumë”.


Shtuar 1.11.2025 11:23