Laçi mposhtet nga Podgorica, Mazrekaj humb penalltinë

Laçi ka humbur 1-0 ndeshjen e parë ndaj Pogdoricës në Conference League.

Bardhezinjtë nuk arritën të dalin me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje dhe do të luajnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, pavarësisht se në 90 minuta në total ishin më lart sesa malazezët.

Gjithçka u vendos nga një 11-metërsh i shënuar nga ana e Vujovicit në pjesën e dytë, përballë një Laçi që nuk mundi të shfrytëzojë rastet e pjesës së parë ndërsa në kufirin e kohës humbi dhe një 11-metërsh me Mentor Mazrekajn.

Bardhezinjtë që në fillim patën një mundësi për të kaluar në epërsi, por blerja e kësaj vere, Zarubica nuk arriti dot të dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Ndeshja megjithatë ishte e ekuilibruar dhe në pjesën e dytë nisi më mirë për vendasit që mundën të marrin epërsinë në minutën e 57-të me Vujovicin që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Përpjekjet e kurbinasve u duk sikur u shpërblyen në fundin e takimit por fillimisht ishte Veliaj që në të 93-tën pa portierin ti mohonte golin ndërsa në të 95-tën Mazrekaj gaboi një 11-metërsh duke mos mundur të shënonte dot golin e barazimit, me Laçin që në kthim tanimë do të jetë i detyruar të kërkojë fitoren./SS/


Shtuar 6.07.2021 23:26