Vazhdon tragjedia në familjen Sala, motra e ish-sulmuesit që ndërroi jetë në aksident tenton vetëvrasjen (FOTO LAJM)

Çdo kush e mban mend rastin e ish-sulmuesit Emiliano Sala i cili ndërroi jetë para dy vitesh pas një aksidenti me një aeroplan privat nga Franca drejt Anglisë.

Motra e tij, Romina Sala është bërë protagoniste ditën e somte pasi ka tentuar të vrasë veten. 29-vjeçarja ndodhet e shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e saj është mjaft kritike.

Nuk dihet ende shkaqet që e kanë çuar Rominën në vetëvrasje, por dyshohet gjendja e rëndë psikologjike. Lajmi u bë i ditur nga miku i saj i ngushtë i cili tentoi të lidhej me të në ‘’Whatsapp’’, dhe më pas ka njoftuar policinë.

Situata mjaft tragjike për familjen Sala, ku vetëm 3 muaj pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit në atë kohë ndërroi jetë dhe babai i tyre.


Shtuar 6.07.2021 23:16

Tags: ,