Deputeti në ikje Halit Valteri ka shkrepur një foto me ambasadoren amerikane, të cilën e ka ndarë në rrjetin social “Facebook”.
Deputei i cili kaloi nga opozita në radhët e PS, ka shfrytëzuar një takim në Pallatin e Brigadave ceremonia për të festuar faktin që Shqipëria siguroi vendin si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të “kapur” një foto me ambasadoren.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, deputetë, ministra dhe ish-ministra të Jashtëm.