Portieri i Danimarkës tallet keq me Anglinë (VIDEO)

Angli – Danimarkë do të jetë gjysmëfinalja tjetër të mërkurën, pas asaj sonte mes Italisë dhe Spanjës.

Para asaj ndeshje, në konferencë ka dal njëri prej kapitenëve, portieri Kasper Schmeichel.

“It’s coming home?”, është motja e Anglisë, por çuditërisht, këtë trofe për të cilin ata thonë “It’s coming home?”, por nuk e kanë fituar kurrë.

Dhe, Schmeichel e shfrytëzoi këtë për t’u tall paksa. Ai u përgjigj; “Pse a ka qenë ndonjëherë?”.

Ai më pas tha se nuk janë aspak të fokusuar në Anglinë, por të skuadra e tyre, se çfarë mund të bëjnë dhe të japin maksimumin për 90 minuta për të vazhduar dhe gëzuar një popull të tërë.


Shtuar 6.07.2021 21:25