Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e mirëseardhjes në Forumin e Parë të Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Tiranë.
Rama tha se vendi ynë nuk po kërkon as bamirësi, e as dhurata nga partnerët europianë për anëtarësimin në BE.
Gjithashtu, Rama u shpreh se vendi ynë po kërkon vizionin e BE-së dhe vendin në tryezën e BE-së, në bazë të punës dhe meritave që ka bërë vendi ynë.
Edi Rama: Ne e dimë vendin tonë, ne nuk po kërkojmë të na jepet falas një vend në tryezë, po kërkojmë të ndihmojmë BE për ta rindërtuar këtë tryezë nga e para. Ballkani Perëndimor është zgjedhje që pret të integrohet dhe jo një problem për tu zgjidhur.
Partnerëve evropianë u themi se ne nuk u kërkojmë bamirësi, a dhurata, kërkojmë vetëm vizion.
Le të përvijomë së bashku një udhërrëfyes ku reformat tona i përgjigjen nevojave tuaja.