Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Përfundon numërimi në 21 komuna, 17 shkojnë në balotazh, pritet mbajtja e raundit të dytë

Ditën e djeshme 12 tetor 2025, qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja komunale.

Votimet u zhvilluan pa ndonjë incident të rëndë.

Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur qysh në rundin e parë krerët e komunave, ndërkaq në 17 të tjerat do të zhvillohet rundi i balotazhit.

Prishtina, kryeqendra e Kosovës, është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja.

Në rundin e parë, LVV-ja dhe PDK-ja fituan në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma e kanë fituar nga një komunë, sikurse edhe Ramiz Lladrovci me listën e tij në Drenas.

KQZ-ja tha se pret që brenda javës të përmbyllë numërimin e të gjitha votave, përkatësisht të asamblistëve, votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe me postë./ REL


Shtuar 13.10.2025 07:45