Është regjistruar incidenti i parë në Kosovë pranë shkollës fillore ‘Xhelatin Gashi’ në Komoran të Drenasit, shkollë e cila sot shërben si qendër votimi për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend. Një përleshje fizike mes disa personave ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Zogaj ka deklaruar për mediat se forcat e policisë kanë reaguar menjëherë duke mos lejuar përshkallëzimin e situatës ndërsa vendi i ngjarjes momentalisht është rrethuar për shkak të hetimeve që po kryhen.
Deri më tani raportohet se konflikti mes dy personave nuk ka pasur lidhje me procesin zgjedhor, por ka ardhur si rezultat i një konflikti të mëparshëm midis tyre.