Ankthi midis familjeve të pengjeve izraelite në lidhje me lirimin e tyre nga Hamasi po intensifikohet.
Informacioni që qarkullon orët e fundit është konfuz, ndërsa në këtë kontekst, zëvendëspresidenti i qeverisë amerikane, në një intervistë që dha, theksoi se kjo mund të ndodhë në çdo kohë.
Izraeli nuk heq dorë: Do t’i rrënojmë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet
“Pengët mund të lirohen nga Gaza në çdo kohë”, tha Vance, duke folur për NBC News.
Ai shtoi gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të vendosin forca ushtarake në Rripin e Gazës ose në Izrael”.