Nipi i tij ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja/ Xhaxhai kërcënon dhe nuk shfaq pendesë: Lufta ka nisur, kush e dënon do të përballet me… (VIDEO)

Në një intervistë për ‘Shkodra blog’, xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi, ka paralajmëruar hakmarrje për dënimin e nipit të tij.

Shkambi deklaruar se gjyqtari që do të dënojë nipin e tij, do të përballet me plumbat.

“Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulemi në gjunjë, i kërkoj hallallin me kishë e me xhami. Por nëse e dënojnë atë djalë, ai do gjykohet siç u gjykua Astriti.

E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: ta hetojë këtë punë! Nuk ka lojë më me ne, as me të ndjerin, as me familjen e tij”,– u shpreh ai.

 


Shtuar 7.10.2025 11:56