“Para 15 vitesh…”/ Majk ngre shqetësim për përhapjen e drogës në shoqëri

Reperi i njohur, Majk, ka rikthyer vëmendjen te një prej temave më të ndjeshme të shoqërisë përmes një postimi të drejtpërdrejt në platformën Threads. Artisti ka ndarë një mendim që ka ndezur debat në rrjetet sociale:

“Para 15 vjetësh i ke njeh n’gishta konsumust e droges, sot i njeh ngishta ata qe se konsumojne…”, – shkroi ai, duke bërë një krahasim të fortë mes realitetit të dikurshëm dhe atij të sotëm.

Ky reflektim i tij mbi përhapjen e përdorimit të substancave narkotike nuk ka kaluar pa reagime. Komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta disa e përshëndetën për guximin dhe sinqeritetin, ndërsa të tjerë e kritikuan për mënyrën e të shprehurit dhe për përgjithësimin.

Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që Majk zgjedh të flasë hapur për çështje të ndjeshme që prekin të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi. Përtej muzikës, ai ka treguar disa herë se nuk i druhet temave sociale dhe shpesh përdor platformat e tij për të hapur diskutime që zakonisht shmangen nga figurat publike.

Në një kohë kur temat e ndjeshme shpesh anashkalohen nga figurat publike, Majk zgjedh të thotë mendimin e tij hapur, pavarësisht reagimeve. Disa tema nuk duhen heshtur, jo për të gjykuar, por për të reflektuar…


Shtuar 6.10.2025 11:32

Tags: ,