Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 6 Tetor 2025/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave

Dita e sotme në vendin tonë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqet.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor, ndërsa në qendër mbesin me intesnitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes.

Në relievet malore mbi 1000m në veri e verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje –Veriprerëndim me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite do të arrijë shpejtësi 25m/s.

Deti-Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.


Shtuar 6.10.2025 07:17