Këtë të premte, kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar një takim me gazetarët lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashkitë Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat, të cilat do të mbahen më 9 nëntor.
Celibashi ka bërë publik dhe draftin paraprak, përsa i përket buxhetit që do të vihet në dispozicion të këtyre zgjedhjeve të pjesshme.
Bëhet fjalë për 306 milionë lekë, përfshirë këtu mbulimin e të gjithë pjesës logjistike dhe personelit.
“Me një vlerësim paraprak që i kemi bërë kostove të këtyre zgjedhjeve, personeli që do angazhohet, identifikim elektronik dhe gjithë pjesën tjetër të logjistikës zgjedhore , kemi një vlerë 306 milionë lekë, për afërsisht nesër dhe deri pasnesër e kemi të finalizuar buxhetin për këto zgjedhje. Kemi përgatitur draftet përkatëse për miratimin për Komisionin Rregullator që lidhet me afatet e zhvillimit të procesit zgjedhor.
Kemi parashikuar që fushata të zhvillohet në 1 deri më 8 nëntor. Jemi në procesi ne rekrutimit të personeli që do të angazhohet në zgjedhje. Koha është ajo që është që e ka përcaktuar kodi zgjedhor se nuk mund të kesh më pak se 30 ditë dhe jo më shumë se 45 ditë. KQZ dhe stafi është duke punuar thuajse 24/7 për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve me të gjitha standardet”.
Celibashi në përgjigje të pyetjes së drejtuar nga gazetarja e Report Tv, Isiona Ekonomi lidhur me debatin publik të zhvillimit të zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, ka thënë se detyra e KQZ është të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve dhe nuk e ka të lejuar të vendosë në diskutime vendimet ligjore të marra nga instanca të tjera.
“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar.
LKQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra eKZ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e fare të lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.
KQZ është në detyrimin kushtetues he ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkisë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha Celibashi.