Vranë 22-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO lë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj

Këtë të premte, Gjykata e Posacme, la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj.

Të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel.

Të lidhura

None found

Dy të tjerët Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjok, nuk dolën sot para gjykatës. Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e moskompetencës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ngjarja ndodhi mbremjen e 8 korrikut të këtij viti.